
Në një epokë ku estetika bashkëjeton ngushtë me funksionalitetin, zgjedhja e tekstileve të duhur bëhet një komponent thelbësor i arredimit modern. Koleksionet premium të markave prestigjioze si Greenwich Polo Club, Elle Home Paris dhe Riviera janë sot ndër më të kërkuarat në tregun ndërkombëtar, dhe për herë të parë, në Shqipëri, ato janë të aksesueshme përmes Inner Home Textile – distributor zyrtar i këtyre brand-eve, ekskluzivisht në Prestige Home Center.
Tendencat e tekstileve për vitin 2025
Viti 2025 sjell me vete një qasje të re ndaj tekstileve, ku dominon dizajni i qëndrueshëm, komoditeti natyral dhe sofistikimi. Ja disa prej tendencave më të rëndësishme që do të karakterizojnë këtë vit:
Fibra natyrale dhe të riciklueshme – pambuku organik, lino dhe bambuja do të jenë zgjedhjet kryesore, duke reflektuar një orientim të fortë drejt mjedisit dhe qëndrueshmërisë.
Ngjyrat e tokës dhe nuancat e qeta – bezhë, terrakota, e gjelbra e ullirit dhe bluja e zbehtë do të jenë në qendër të koleksioneve, duke sjellë qetësi vizuale dhe harmoni.
Struktura të buta dhe të teksturuara – tekstilet me reliev të lehtë, efekti i thurjes .
Minimalizëm i sofistikuar-, dizajni i 2025-ës është i thjeshtë, por me motive të menduara – një qëndisje diskrete, një veshje e dyanshme, apo një detaj në kontrast.
Multifunksionaliteti në tekstile – tekstile që përshtaten me më shumë se një sezon, që mund të kombinohen lehtësisht në stile të ndryshme arredimi.
Këto trende përfaqësohen në mënyrë të shkëlqyer nga koleksionet e reja të Greenwich Polo Club, Elle Home Paris dhe Riviera, të cilat vijnë me materialet më të avancuara dhe dizajnet më të fundit ndërkombëtare .
Markat që përfaqësojnë cilësinë e vërtetë
Greenwich Polo Club – Klasikja që nuk del nga moda
Elegancë sportive, paletë ngjyrash neutrale, qëndrueshmëri në përdorim. Nga peshqirët me densitet të lartë te setet e çarçafëve me logo të qëndisura, çdo koleksion përcjell stil dhe klas.
Elle Home Paris – Finesë pariziene në çdo detaj
Një botë tekstilesh premium, të lehta dhe me dizajn të rafinuar. E përkryer për dhoma gjumi moderne, interierë romantikë apo arredim të nivelit të lartë në sektorin hotelier.
Riviera – Komoditet mesdhetar me stil bashkëkohor
Frymëzim nga bregdeti mesdhetar. Tonalitetet e ngrohta dhe materiali i lehtë e bëjnë këtë brand ideal për apartamente pushimi, vila dhe ambiente relaksi.
Të gjitha këto marka vijnë në tregun shqiptar nëpërmjet Inner Home Textile, si distributor zyrtar. Me eksperiencë në përzgjedhjen e tekstileve të cilësisë së lartë dhe njohje të thelluar të kërkesave të tregut, Inner sjell në Shqipëri standardet më të larta të mikpritjes dhe estetikës.

